KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia ka kapur shoferin i cili goditi me veturë një 11-vjeçare në Shkup

Policia ka kapur shoferin i cili goditi me veturë një 11-vjeçare në Shkup

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më 16 mars goditi një të mitur 11-vjeçare në rrugën “Vasil Gjorgov” në Shkup dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për S.B. nga Shkupi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja u bë e ditur se pas aksidentit, në orën 16:10, nga Qendra Emergjente e kompleksit spitalor “Nëna Terezë” është raportuar se në spital është sjellë një vajzë me lëndime të rënda trupore. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi rreth orës 13:20 në kryqëzimin mes rrugës “Vasil Gjorgov”, rrugës së shërbimeve dhe rrugës “Fronti Popullor”, kur një automjet goditi të miturën dhe u largua.

Policia ndërmori masa për gjetjen e drejtuesit të automjetit, pas të cilave S.B. u lokalizua dhe u identifikua.

Ndaj tij, Sektori për Punë të Brendshme do të parashtrojë kallëzim penal sipas nenit 300 të Kodit Penal për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafikun rrugor, si dhe sipas nenit 301 për mosdhënien e ndihmës ndaj një personi të lënduar në aksident.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.