Gjyqtari anësor me stemë të FIFA-s, Fatlum Berisha, ka publikuar mesazhet që ka marrë nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes kundër Gjilanit. Llapi e humbi ndeshjen 3-2, edhe pse kishte një penallti mjaftë të dyshimtë në favor.
Në një prej mesazheve, Batatina përdor një gjuhë tejet të rëndë, duke përmendur edhe një tragjedi familjare të gjyqtarit me frazën “ty t’ka shiku Zoti njëherë”, ndërsa paralelisht e akuzon për vendime të padrejta në fushë.
Gjyqtarit Fatlum Berisha, para disa vitesh, i ka ndërruar jetë djali i tij, pas një aksidenti në komunikacion, duke u goditur nga një veturë.
I goditur rëndë nga ky komunikim, Berisha ka reaguar publikisht, duke e akuzuar trajnerin se ka kaluar çdo kufi njerëzor dhe etik, duke instrumentalizuar dhimbjen personale për sulme dhe presion në futboll.
Reagimi I plot I gjyqtarit Fatlum Berisha
Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë.
FFK, ky është momenti i fundit që duhet të merreni me këta persona. Gjithashtu, organet kompetente duhet të merren urgjentisht me sojin e tillë, kur për interesa të tyre sulmohemi në nivelin më të ulët nga aktorë të cilët pretendojnë se janë njerëz me integritet dhe se punojnë për të mirën e futbollit.
MARRE të QOFTË!
Në mbrojtje të Berishës, kanë dal dyshja e gjyqtarëve, Genc Nuza dhe Erdall Zasella.