Një person ka humbur jetën të mërkurën në mbrëmje pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.
Viktima është identifikuar si I.O., 34 vjeç.
Shoferi i dyshuar, D.D., 24 vjeç, është ndaluar nga policia dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Sot, më datë 18 mars 2026, rreth orës 19:12, Policia ka pranuar informacion se në Spitalin Rajonal në Prizren ishte sjellë një person pa shenja jete. Bazuar në të dhënat fillestare, viktima dyshohet të jetë goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull, rreth 24 vjeç”, ka deklaruar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./Telegrafi.