Thiago Pitarch po shndërrohet në një nga surprizat e mëdha të sezonit te Real Madridi, duke tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane.
Mesfushori i ri ka shfrytëzuar mundësitë e dhëna nga dëmtimet në ekip dhe tani konsiderohet një element kyç në skemën e skuadrës.
Rritja e Pitarch është e dukshme, ai ka treguar personalitet dhe aftësi për të konkurruar në nivele të larta, përfshirë ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Përformanca e tij ka bërë që shumë klube të ndjekin nga afër evoluimin e tij, me Sunderland që ka shfaqur interes konkret.
Klubi anglez ka bërë ofertën e parë, rreth 15 milionë euro, duke tentuar të sigurojë talentin para rivalëve të tjerë të Premier Ligës.
Sipas raporteve, Sunderland e sheh Pitarch si një investim strategjik afatgjatë në futbollin evropian.
Për Real Madridin, vendimi nuk është i lehtë, klubi e vlerëson potencialin e lojtarit dhe mundësinë që ai të bëhet një pjesë e rëndësishme e ekipit.
Opsionet përfshijnë shitjen me të drejtë rikthimi ose mbajtjen e një përqindjeje të të drejtave ekonomike, duke ruajtur kontrollin mbi të ardhmen e tij.
Roli që Pitarch mund të ketë sezonin e ardhshëm do të jetë vendimtar.
Nëse nuk siguron minuta të mjaftueshme, një largim i kontrolluar mund të jetë i dobishëm për zhvillimin e tij.
Për momentin, mesfushori i ri vazhdon të fokusohet te performanca, ndërsa e ardhmja e tij mbetet një nga çështjet kryesore për Real Madridin në afatin kalimtar. /Telegrafi/