Në Fushë Kosovë, një nga zonat që ka marrë zhvillim të shpejtë urban, janë komplekset Linda 22, 23, 24, 25 dhe 26 nga kompania Al Trade.
Projekti përfshin objekte banimi dhe hapësira afariste, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për banim pranë Prishtinës, por me qasje më të lehtë dhe më pak ngarkesë urbane.
Punimet në këto komplekse po vazhdojnë me ritëm të shpejtë, ndërsa organizimi i brendshëm i banesave, ndriçimi natyral dhe funksionaliteti i hapësirave janë ndër elementet që po dallojnë këto komplekse, duke i bërë ato të përshtatshme si për jetesë familjare, ashtu edhe për investim.
Sa i përket lokacionit, komplekset ndodhen në një pikë që lidhen drejtpërdrejt me magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë, çka e bën të lehtë lëvizjen e përditshme drejt kryeqytetit dhe qyteteve tjera. Afërsia me shkolla, institucione dhe shërbime të tjera e lehtëson organizimin e përditshëm, duke shmangur lëvizjet e gjata dhe të ngarkuara.
Nga ana ndërtimore, projekti përfshin standarde moderne, me fokus në izolim, qëndrueshmëri dhe cilësi të materialeve. Kjo ndikon drejtpërdrejt në komoditetin e banimit dhe në ruajtjen e vlerës së pronës me kalimin e kohës.
Në këtë kontekst, komplekset Linda po shihen gjithnjë e më shumë si një zgjedhje konkrete për ata që kërkojnë banim afër Prishtinës ose një investim që ruan vlerën në kohë.
Për më shumë informacione kontaktoni:
Facebook: Al Trade Center
Nr.tel: 00800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777/
E-mail: info@altradecenter.com