Ballkani ka arritur fitore tejet të rëndësishme duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 1-0 në udhëtim në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë u karakterizua me disa duele të forta në mesfushë, por që asnjëra skuadër nuk arriti që të rrezikojë seriozisht portën.
Përpjekjet e Ballkanit për të gjetur golin e avantazhit u intensifikuan në pjesën e dytë, me ç’rast ata eventualisht arritën të prekin rrjetën.
Autor i golit të fitores për Ballkanin ishte sulmuesi Bleart Tolaj i cili realizoi për 1-0 në minutën e 67-të.
Me këtë fitore të besuarit e Mislav Karoglan vazhdojnë të mbajnë lidershipin në elitën e futbollit kosovar me 45 pikë, po aq sa ka edhe Drita në pozitën e dytë.
Xhiron e ardhshme Ballkani do të luajë po ashtu në udhëtim, kësaj radhe ndaj Prishtinës që sot (e mërkurë) emëroi Alban Dragushën si kryetrajner të skuadrës./Telegrafi/