Më 17 dhe 18 prill 2026, në Prishtinë do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit KOSOVA 2026, një organizim nga Unioni i Turizmit, që synon të sjellë në një hapësirë të vetme akterë të rëndësishëm të industrisë nga rajoni dhe më gjerë.
Ngjarja do të zhvillohet në Prishtina Mall dhe pritet të mbledhë kompani, përfaqësues biznesesh dhe vizitorë të interesuar për tregun e udhëtimeve dhe shërbimeve turistike.
Ky panair vjen në një moment kur interesimi për udhëtim dhe bashkëpunime ndërkombëtare në sektorin e turizmit është në rritje, duke krijuar një platformë ku ofertat, shërbimet dhe destinacionet prezantohen drejtpërdrejt për publikun dhe partnerët potencial.
Sipas Unionit të turizmit, mbi 400 kompani nga vende të ndryshme do të jenë pjesë e këtij edicioni, duke përfshirë hotele, agjenci turistike, kompani transporti dhe destinacione turistike. Për bizneset, panairi shërben si një mundësi konkrete për prezantim të drejtpërdrejtë, krijim kontaktesh dhe zhvillim bashkëpunimesh përmes takimeve B2B.
Në anën tjetër, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me destinacione të reja, të krahasojnë oferta dhe të përfitojnë nga prezantimet dhe paketat që kompanitë do të sjellin gjatë dy ditëve të panairit. Pjesë e aktivitetit pritet të jenë edhe oferta promocionale dhe shpërblime nga kompani të ndryshme të sektorit.
Nëse jeni biznes që vepron në turizëm, kjo është një mundësi për të prezantuar ofertën tuaj para një audience të gjerë dhe për të krijuar lidhje të reja profesionale. Ndërsa për vizitorët, panairi sjell një pasqyrë të gjerë të mundësive për udhëtim në një vend të vetëm.
Rezervoni hapësirën tuaj si ekspozues ose planifikoni vizitën tuaj më 17–18 prill në Prishtina Mall dhe bëhuni pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha të turizmit në vend.
https://internationaltourismfairkosova.com/exhibitorregistration/