Gjatë muajit të Ramazanit, tryeza e iftarit merr një kuptim të veçantë.
Është momenti kur familja mblidhet, kur dita e gjatë e agjërimit mbyllet me pije të zgjedhura me kujdes dhe shija e tyre bëhet po aq e rëndësishme sa ushqimi vetë.
Produktet Natural 100% dhe Relax nga Frutex po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje si zgjedhje të lehta dhe të thjeshta për iftar. Të prodhuara me standarde të larta cilësie dhe me fokus në përzgjedhjen e frutave, këto produkte janë bërë pjesë e shumë tryezave gjatë këtij muaji. .
Përmes lëngjeve me përmbajtje të lartë frutash, apo përmes kombinimeve për gjithë familjen, ato ofrojnë një alternativë të freskët.
Natural 100% ofron shije natyrale dhe të shijshme, që përshtaten natyrshëm me momentin e hapjes së iftarit. Pas një dite të gjatë agjërimi, kur organizmi ka qenë pa ushqim dhe pa lëngje për orë të tëra, një gotë lëng frutash kthehet në një zgjedhje të mençur dhe të mirëpritur – sidomos kur kërkohet hidratim i menjëhershëm, freski e lehtë dhe rikthim gradual i energjisë dhe vitaminave që kanë munguar gjatë ditës.
Ndërkohë, Relax plotëson sofrën me shije të ndryshme, duke iu përshtatur preferencave të çdo anëtari. Praktike për shërbim dhe e njohur për kombinimet e saj me fruta, ky produkt shoqëron natyrshëm vaktet tradicionale të Ramazanit, duke sjellë freski në çdo gotë të shërbyer.
Me përvojën shumëvjeçare të Frutex në industrinë e pijeve dhe prezencën e saj të qëndrueshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar, Natural 100% dhe Relax mbeten ndër zgjedhjet më të sigurta për familjet kosovare.