Policia e Kosovës po heton një rast të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar.
Rasti ka ndodhur në burgun në Pasjak të Novobërdës.
“Fshati Pasjak, Novobërdë 16.03.2026 – 22:35. Nga gardiani i burgut është raportuar se kishte vërejtur një dron duke qëndruar mbi burg dhe më pas ishte larguar”, thuhet në njoftim.
Njësitet policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rast. /Telegrafi/