KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E kryer, Alban Dragusha merr drejtimin e Prishtinës

E kryer, Alban Dragusha merr drejtimin e Prishtinës

Alban Dragusha do të jetë trajneri i tretë që do ta drejtojë Prishtinën në edicionin 2025/2026, pas Arsim Thaqit dhe Afrim Tovërlanit.

FC Prishtina ka njoftuar sot se Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje pas ndeshjes së fundit kundër KF Ferizaj, ku u mposht me rezultat 3-0. Me këtë humbje, klubi nga kryeqyteti pothuajse ka mbetur jashtë garës për titullin e kampionit.

Tovërlani kishte marrë drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe gjatë periudhës së tij ka drejtuar 15 ndeshje në të gjitha garat, me një bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.

Zyrtare: Afrim Tovërlani largohet nga Prishtina telegrafi.com

Alban Dragusha, që më parë ka drejtuar me sukses Ramiz Sadikun, është liruar nga ky klub me marrëveshje të dyanshme, duke u bërë gati të marrë drejtimin e Prishtinës. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe klubi pritet ta zyrtarizojë nesër (e mërkurë).

Dragusha ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur me klube si KEK-u, Kosova e Prishtinës, Vorskla Poltava, FK Baku, Besa Kavajë, Trepça, Skënderbeu Korçë, Kalmar, Vushtrria, Hajvalia, Drita dhe Vëllaznimi.

Sa i përket karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar KEK-un, Vushtrrinë dhe së fundmi Ramiz Sadikun, ndërsa ka punuar edhe si asistent te Drita. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.