Procedurat ligjore për licencat e sigurimit dhe detyrimet e sigurimit privat ishin në fokus të seancës së sotme për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani.
Dëshmoi kryetarja e Odës së Sigurimit Privat, Verica Milevska-Stefanovska. Ajo sqaroi se Ministria e Punëve të Brendshme lëshon leje mbi bazë të kritereve të rrepta ligjore dhe se licenca është e detyrueshme për çdo punonjës.
Për sigurim fizik nevojiten të paktën 15 persona, ndërsa kontratat me shfrytëzuesit duhet të jenë në formë të shkruar, përndryshe janë të pavlefshme. Në rast angazhimi të më shumë se pesë personave, është i detyrueshëm një plan sigurimi që dorëzohet në polici.
Sigurimi ka të drejtë të kryejë kontroll në hyrje dhe është i detyruar të reagojë në rast të pranisë së të miturve pas mesnate.
Dëshmitarja konfirmoi se piroteknika paraqet rrezik për sigurinë. Gjykimi vazhdon me dëshmitarë të rinj të propozuar nga Prokuroria.