KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Jennifer Lopez mahnit me pamjen e saj elegante dhe linjat perfekte

Jennifer Lopez mahnit me pamjen e saj elegante dhe linjat perfekte

Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet në super formë fizike.

Këngëtarja 56-vjeçare pozoi me një fustan të shkurtër ngjyrë nude dhe taka elegante, duke vënë në pah këmbët e saj të tonifikuara dhe linjat trupore.

E kuruar deri në detaj, me flokë me onde voluminoze dhe grim të theksuar, JLo u shfaq plot vetëbesim, ndërsa në përshkrim shkroi: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”.

Kjo paraqitje vjen në një moment kur artistja ka folur hapur për jetën e saj personale, duke pranuar se pas divorcit nga Ben Affleck ndihet “më e lirë se kurrë”.

Ajo u shpreh se është në “epokën e saj të lumtur” dhe për herë të parë po shijon të qenit vetëm, shkruan DailyMail.

Pas ndarjes, Jennifer mori një pauzë nga angazhimet për t’u fokusuar te vetja dhe familja, duke theksuar se tani ndihet më e fortë dhe më e qartë për jetën e saj.

E pyetur për një lidhje të re, ajo u përgjigj prerë: nuk po kërkon një partner, pasi dëshiron të ruajë këtë fazë të re lumturie. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.