KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Regjistrohen dy rrëqebuj të rinj në Malin Sharr

Regjistrohen dy rrëqebuj të rinj në Malin Sharr

Parku Kombëtar i “Mali i Sharr” njofton se përmes monitorimit me kamera në zonën e mbrojtur janë regjistruar dy rrëqebuj të rinj ballkanikë.

Me këto dy rrëqebuj, numri i përgjithshëm i këtyre kafshëve të egra tani arrin në pesë, të cilat përbëjnë një specie të rrallë dhe të rrezikuar.

“Në kamerat tona kurth në territorin e Parkut, së fundmi janë regjistruar dy individë të rinj të rrëqebullit Ballkanik. Të njëjtit janë vërejtur gjatë realizimit të monitorimit të rregullt, në pjesën e territorit që administrativisht i përket Komunës së Vrapçishtit. Me këtë, numri i individëve të identifikuar të rrëqebullit rritet nga 3 në 5.

Të dy individët janë në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që paraqet tregues për stabilizimin dhe rikuperimin e popullatës së këtij lloji të rrallë në Malin Sharr.

Falë angazhimit të ekipit të I.P. Parku Kombëtar Mali Sharr, numri i kafshëve të egra, e veçanërisht i rrëqebullit, është në rritje, duke konfirmuar efektin pozitiv të masave për mbrojtjen e natyrës”, thuhet në njoftimin e PK “Mali Sharr”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.