Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit në Gjilan ku një punëtor ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, të hënën në ora 10:40.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një firmë, kishte rënë nga një lartësi prej rreth tri metra”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/