KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Punëtori në Gjilan pëson lëndime të rënda pas rrëzimit nga një lartësi

Punëtori në Gjilan pëson lëndime të rënda pas rrëzimit nga një lartësi

Një person në Gjilan ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se u rrëzua nga një lartësi ndërsa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se viktima u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilan për trajtim mjekësor.

Sipas Hashanit, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar sot më 16.03.2026 në orët e paradites për incidentin dhe ka dalë në vendngjarje. Në koordinim me Prokurorinë, janë filluar hetimet lidhur me këtë rast të rëndë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hapjen e një rasti për asgjësim, dëmtim apo heqje të masave mbrojtëse në punë, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.