KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dembele paralajmëron se PSG do të kërkojë kontroll edhe në ‘Stamford Bridge’, pavarësisht epërsisë me tre gola

Dembele paralajmëron se PSG do të kërkojë kontroll edhe në ‘Stamford Bridge’, pavarësisht epërsisë me tre gola

Pas fitores spektakolare 5-2 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve në ‘Parc des Princes’, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, paralajmëroi se ekipi do të shkojë për fitore edhe në ndeshjen e kthimit në ‘Stamford Bridge’.

“Ne duhet të vuajmë në Ligën e Kampionëve për të fituar. Kjo është pjesë e lojës sepse përballë kemi lojtarë dhe ekipe cilësore”, ka thënë fillimisht Dembele.

Ai shtoi se kjo konkurrencë nuk është e lehtë.

“Sezonin e kaluar vuajtëm ndaj Aston Villa, Arsenal dhe Liverpool. Ka momente kur kemi qenë shumë të fortë, dhe të tjera ku kemi pasur vështirësi”.

Megjithatë, francezi theksoi: “Kemi një avantazh prej tre golash, por duam të afirmohemi këtë të martë. Nuk do të mbrojmë vetëm në metrat e fundit të fushës”.

Dembele gjithashtu komentoi mbi performancën e tij personale.

“Të shënoj dhe të jap asistime më motivon çdo ndeshje. Tani dua edhe më shumë të fitoj tituj të rinj, si Ligën e Kampionëve me PSG. Ky është një vit i veçantë për shkak të Kupës së Botës, momentet e mëdha po vijnë dhe unë duhet të jap maksimumin”, përfundoi Dembele. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.