KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASH e Ziadin Selës thërret Kuvendin e partisë: Do të flasim për hapat e radhës për strukturimin e organeve

ASH e Ziadin Selës thërret Kuvendin e partisë: Do të flasim për hapat e radhës për strukturimin e organeve

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës këtë muaj do të mbajë mbledhje të Kuvendit të partisë, në të cilin siç thonë, do të diskutojnë për hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve.

Siç njoftojnë nga partia e Selës, mbledhja e Kuvendit do të mbahet më 27 dhjetor.

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve, anëtarët e Kryesisë votuan unanimisht vendimin për thirrjen e Kuvendit të partisë”.

“Kuvendi do të mbahet më 27 Dhjetor dhe në të do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë, politikat partiake dhe dokumentet e rëndësishme strategjike”.

“Aleanca për Shqiptarët vazhdon të mbetet në mbrojtje të kauzës kombëtare, zëri i artikulimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve dhe ruajtjen e orientimit euro-atlantik të vendit si rrugë të vetme për perspektivën e qytetarëve”, thonë nga ASH.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.