KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bora ia thellon krizën Pejës, e mposht midis “Karagaçi”

Bora ia thellon krizën Pejës, e mposht midis “Karagaçi”

Bora e ka thelluar krizën e skuadrës së Pejës.

Të dielën në palestrën “Karagaçi”, ekipi nga Prishtina triumfoi ndaj GO+ Pejës me rezultat 80:72, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll. Për skuadrën pejane kjo ishte humbja e pestë rresht në kampionat.

Me këtë fitore, Bora është shkëputur në pozitën e tretë të tabelës me 37 pikë, ndërsa Peja mbetet në vendin e pestë me 34 pikë.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që fituan çerekun e parë 23:18, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 41:39 në të mirë të vendasve. Në përfundim të çerekut të tretë Peja ishte ende në epërsi 58:53, por Bora reagoi fuqishëm në dhjetëminutëshin e fundit duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar fitoren.

Shaquan Jules ishte ndër më të mirët te Bora me 18 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Tyler Cheese spikati me 25 pikë dhe katër asistime.

Te Peja u dallua Cesare Edwards me nëntë pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa më efikasi ishte Daquan Bracey me 19 pikë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.