KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Richarlison shpëton Tottenhamin, Liverpooli vetëm një pikë në shtëpi

Richarlison shpëton Tottenhamin, Liverpooli vetëm një pikë në shtëpi

Në kuadër të javës së 30-të të Ligës Premier, Liverpool dhe Tottenham ndanë pikët pas një barazimi 1-1 në Anfield.

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 18-të me një goditje të bukur dënimi të Dominik Szoboszlai, duke treguar edhe një herë aftësitë e tij të shquara nga këto goditje.

Pjesa e parë dhe e dyta u karakterizuan nga disa raste të mira shënimi për të dyja skuadrat. Cody Gakpo dhe Mohamed Salah kishin mundësi të shënonin, por topi u ndal disa herë nga portieri i Tottenhamit dhe shtyllat.

Dominik Szoboszlai, mjeshtër i goditjeve të dënimit telegrafi.com

Ndërkohë, Alisson Becker bëri disa pritje të rëndësishme për të mbrojtur portën e Liverpoolit.

Megjithatë, kur ndeshje po shkonte drejt fundit, Tottenham reagoi , kur Richarlison shënoi për 1-1 pas një asistimi perfekt të Randal Kolo Muani brenda zonës.

Në këtë barazim, Liverpooli mbetet në vendin e 5-të me 49 pikë, ndërsa Tottenham është afër zonës së rënies, duke mbledhur 30 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.