KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Telashe për Bayern Munichun, asnjë nga katër portierët kryesorë nuk luajnë ndaj Atalantas

Telashe për Bayern Munichun, asnjë nga katër portierët kryesorë nuk luajnë ndaj Atalantas

Bayern Munich po përballet me një krizë të paprecedentë në portë, pasi lëndimet kanë nxjerrë jashtë loje të katër portierët e ekipit të parë, duke e lënë trajnerin Vincent Kompany me shumë pak opsione para ndeshjeve të ardhshme.

Goditja e fundit erdhi gjatë barazimit të Bayernit ndaj Bayer Leverkusenit, kur portieri rezervë Sven Ulreich pësoi një këputje serioze në aduktor në minutat e fundit të ndeshjes. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan më pas lëndimin, i cili do ta mbajë veteranin jashtë fushave për disa javë.

Situata e përkeqëson edhe më shumë gjendjen tashmë të vështirë për liderët e Bundesligës. Kapiteni i klubit Manuel Neuer është aktualisht në rikuperim nga një lëndim në pulpë dhe pritet të mungojë deri pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare, ndërsa portieri rezervë Jonas Urbig po përballet me një tronditje të pësuar gjatë një ndeshjeje të fundit.

Një tjetër portier i ri, Leon Klanac, është gjithashtu i padisponueshëm për shkak të një lëndimi në kofshë.

Si pasojë, Bayerni mund të detyrohet të mbështetet te talentet e akademisë për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantës. Dy portierë të rinj, Jannis Bartl (19) dhe Leonard Prescott (16), janë tani ndër opsionet që po shqyrtohen për një debutim të mundshëm.

Bayerni megjithatë mbetet favorit për të avancuar në çerekfinale pas fitores 6-1 ndaj Atalantas në ndeshjen e parë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.