KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mbi 500 çiklistë sot do të bëjnë tur nëpër Koçan, në nder të viktimave nga tragjedia në “Pulse”

Mbi 500 çiklistë sot do të bëjnë tur nëpër Koçan, në nder të viktimave nga tragjedia në “Pulse”

Në Koçan sot do të mbahet një tur çiklist në nder të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë në “Puls”, në të cilin pritet të marrin pjesë më shumë se 500 çiklistë nga Koçani dhe nga qytete të tjera.

Turni do të fillojë nga Parku i Revolucionit, pas ça pjesëmarrësit do të lëvizin nëpër rutën përmes Orizares, Pribaçevës, Gërdovcit, Mojancit dhe Podllogut, ndërsa do të kalojnë edhe nga vendi i ngjarjes tragjike, diskoteka “Puls”.

Organizatorët thonë se qëllimi i ngjarjes është që t’u jepen nderime viktimave dhe të dërgohet mesazh për solidaritet dhe përkujtim, por edhe mbështetje për të lënduarit dhe familjet e tyre.

Para fillimit të turnit çiklist, të pranishmit do t’i përshëndet kryetari i Komunës së Koçanit, Vlladko Grozdanov, ndërsa ngjarja është pjesë e programit shumëditor për shënim të njëvjetorit nga zjarri tragjik.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.

Tetë muaj pas aksidentit, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, roje sigurie, nëpunës civilë dhe ish-kryetarë komune janë të akuzuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.