KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shpërthim me tritol në Lezhë, i vendoset lëndë plasëse automjetit të agjentit të krimeve

Shpërthim me tritol në Lezhë, i vendoset lëndë plasëse automjetit të agjentit të krimeve

Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë.

Rreth orës 5:30 të mëngjesit i është vendosur lëndë plasëse një agjenti policie.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se makina është në pronësi të agjentit të krimeve me iniciale G.Gj.

Nga shpërthimi kanë ndodhur dëme të shumta materiale ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.