KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një person theret me thikë pas një rrahje në Prishtinë

Një person theret me thikë pas një rrahje në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një rrahjeje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë.

Sipas informacioneve, rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshjeje katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë përfshirë në një përleshje fizike.

Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet se janë shkaktuar me thikë.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe është hospitalizuar.

Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarve po zhvillohen procedurat për veprat penale “lëndim i rëndë trupor”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sulm”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.