KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Zendaya vazhdon të nxisë thashetheme për martesën me Tom Holland

Zendaya vazhdon të nxisë thashetheme për martesën me Tom Holland

Aktorja e njohur, Zendaya, ka nxitur sërish spekulimet se mund të jetë martuar fshehurazi me të fejuarin e saj, Tom Holland.

Gjatë promovimit të filmit të saj të ri “The Drama” në Las Vegas, 29-vjeçarja u shfaq me një unazë ari në gishtin e martesës, gjë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave.

Zendaya u shfaq elegante me një fund të shkurtër me shtresa dhe një bustier me lidhëse, ndërsa pozonte për fotografët gjatë eventit, shkruan DailyMail.

Ajo nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur unazën në gisht, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një martesë të mundshme.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë pasi stilisti i saj i njohur, Law Roach, deklaroi së fundmi në një intervistë se çifti mund të jetë martuar tashmë në mënyrë private.

Megjithatë, deri më tani, përfaqësuesit e Zendayas dhe Tom Holland nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Zendaya dhe Tom Holland janë në një lidhje që nga viti 2017, pasi u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Homecoming”.

Çifti e ka mbajtur gjithmonë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së mediave, ndërsa fejesën e konfirmuan në vitin 2025. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.