KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi vazhdon me formën e lartë, shënon fitore bindëse ndaj Elches

Real Madridi vazhdon me formën e lartë, shënon fitore bindëse ndaj Elches

Real Madridi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi me një triumf bindës në shtëpi ndaj Elches.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 4-1, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.

Antonio Rudiger kaloi Realin në epërsi pas 39 minutave lojë me një gol të bukur pas një topi të kthyer.

Ndërsa, ishte mesfushori Federico Valverde që realizoi eurogol për ta dyfishuar epërsinë (44’).

Dominimi i Realit vazhoi gjatë tërë lojës, me mbrojtësin Dean Huijsen që shënoi golin e fitores, për të shënuar me kokë pas harkimit të talentit Yanez (66’).

E tëra që bëri Elche ishte goli i nderit, në fakt autogol nga i riu Manuel Ibanez, i cili në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi në rrjetë (85’).

Fitoren e Realit e vulosi mesfushori Arda Guler me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, përtej gjysmës së fushës (90’).

Reali me këtë fitore shkon në kuotën e 66 pikëve ndërsa Elche zë pozitën e 17-të me 26 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.