Arsenali ka triumfuar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Evertonit në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit anglez.
Ndeshja në fillim pati disa momente të ndërlikuara, me Dëight McNeil të Everton që goditi traversën në minutën e 18-të, pas një përpjekjeje të fuqishme nga jashtë zonës, duke rrezikuar seriozisht portën e Ramsdale.
Një minutë më parë, një tjetër tentativë e McNeil brenda zonës u bllokua nga mbrojtësit vendas, duke shmangur golin.
Takti dhe lodhja e lojtarëve u bënë të dukshme ndërkohë që trajnerët kryen ndryshime strategjike gjatë gjithë ndeshjes.
Ndeshja u mbajt e hapur deri në momentet e fundit, por në minutën e 89-të, Gyokeres shënoi golin e avantazhit pas asistimit nga Piero Hincapie, duke çuar rezultatin në 1-0 dhe duke siguruar tre pikët për vendasit.
Për epilogun përfundimtar të ndeshjes u përkujdes i riu Max Dowman i cili realizoi për 2-0.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali shkon në kuotën e 70 pikëve, dhjetë më shumë se Manchester City në vendin e dytë, që megjithatë ka dy ndeshje më pak të luajtura dhe më vonë do të përballet me West Hamin në transfertë./Telegrafi/