Natus Vincere ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në mape ndaj Fut Esports, për t’u kualifikuar në finale të ESL Pro League.
Sfida ishte tepër e barabartë nga të dy skuadrat, ku shkëlqyen të dy lojtarët nga Kosova, si “makazze” ashtu edhe “krabeni”.
Në “de_mirage”, NaVi befasoi të gjithë për të regjistruar një fitore komode 13-5, ku u dallua “iM” me 26 eliminime.
Sidoqoftë, në “de_ancient”, Fut Esports u këndellen për ta barazuar rezultatin pas triumfit 11-13, ku “dem0n” u dallua me 21 eliminime.
Kësisoj, u nevojit mapa e tretë – pra “de_dust2” që të mësohet se cila skuadër shkon në finale. Me një paraqitje spektakulare të dyshes “iM” dhe “makazze”, NaVi arriti fitore me rezultat 13-7.
“iM” kompletoi 23 eliminime ndihmuar nga “makazze” me 20 sosh për t’i eliminuar Fut përfundimisht nga gara për trofeun e ESL.
Kësisoj, NaVi do ta presë fituesin e gjysmëfinales tjetër Astralis – Aurora, me finalen që zhvillohet të dielën prej orës 17:00 në formatin “BO5”./Telegrafi/