Bayern Munich ka arritur të fitojë një pikë në udhëtim te Leverkuseni, edhe pse kishin dy lojtarë më pak.
Jakcson dhe Diaz u ndëshkuan me karton të kuq, por “Bavarezzët” arritën të mos mposhtën me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1-1.
Vendasit e nisën për mreulli, ku Aleix Garcia shënoi për ta zhbllokuar epërsinë pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Bayerni arriti të barazonte përmes Jonathan Tah, por që goli i qendërmbrojtësit u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë.
Pas kësaj, situata u përmirësua për Leverkusenin kur Nicolas Jakcson mori direkt karton të kuq me një ndërhyrje të panevojshme te kundërshtari (42’).
Bayerni edhe pse me një lojtar më pak filloi të krijonte edhe më shumë raste, ku Diaz ishte afër të shënonte.
Ishte Harry Kane që e gjeti rrugën drejtë rrjetës, por goli u anulua si pasojë e një tjetër prekje të topit me dorë.
Megjithatë, pas një gabimi amator në mbrojtje përfitoi Luis Diaz i cili barazoi rezultatin (69’).
Diaz pastaj mori edhe karton të kuq duke tentuar të fitonte një penallti, ku gjyqtari i dha karton për simulim, i cili rezultoi të ishte i dyti dhe si pasojë u largua nga fusha.
Me dy lojtarë më shumë, Leverkuseni arriti të realizonte përmes Hofmann por goli u anulua për pozitë jashtë loje (90+4’).
Kësisoj, Bayenri mbetet lider me 67 pikë ndërsa Leverkusen zë pozitën e gjashtë me 45 sosh./Telegrafi/