KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani e do fitoren e katërt radhazi në ndeshje ndaj Drenicës, formacionet zyrtare

Gjilani e do fitoren e katërt radhazi në ndeshje ndaj Drenicës, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Debatik Currit ka hyrë në një seri të mirë prej tri fitoreve radhazi dhe synon të katërtën para tifozëve të vetë, pasi do të ngjitej edhe më tutje në tabelë dhe mund të bëhej edhe një rival për titull këtë edicion.

Në anën tjetër, ekipi i Tomas Brdaric nuk di për fitore në pranverë, por do të tentojë t’i bëjë probleme vendasve të Gjilanit dhe t’ua marrë së paku një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Kolaj; Ar.Thaqi, Krivanjeva, Bilali, As.Thaqi; Taipi, Morina; Basa, Rrahmani, Bilalli; Jarovic;

Drenica: Haxhihamza; Da Silva, G.Jashari, Shani, Prodani; Soler, Jonuzi, Hamiti; I.Jashari, Uka, Limani;

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.