KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Protesta të dhunshme në Kubë – Digjen zyret e Partisë Komuniste

Protesta të dhunshme në Kubë – Digjen zyret e Partisë Komuniste

Kuba po përjeton një situatë shumë të tensionuar dhe atmosferë të ndezur. Në disa qytete, përfshirë edhe Moron, protestuesit kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës aktuale politike dhe ekonomike.

Ata po djegin zyrat e Partisë Komuniste në shenjë zemërim me udhëheqësit e vendit, raportojnë mediat.

Një nga problemet kryesore që ka nxitur këto protesta janë ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, të cilat shpesh zgjasin më shumë se 20 orë. Kjo ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, duke ndikuar në jetën e përditshme dhe në aktivitetet ekonomike.

Përveç energjisë, Kuba po përballet edhe me mungesë të karburantit dhe ushqimit. Këto probleme bazë kanë rritur ndjeshëm tensionet sociale dhe kanë nxitur qytetarët të dalin në rrugë për të kërkuar ndryshime.

Në video të publikuara, shihet sesi protestuesit në Moron kanë bërë një zjarr të madh në rrugë, duke përdorur mobilie dhe materiale të marra nga selia e Partisë Komuniste.

Kjo tregon nivelin e thellë të pakënaqësisë dhe dëshirën për të protestuar në mënyrë të dukshme.

Situata në Kubë vazhdon të jetë e paparashikueshme dhe shumë njerëz po e shohin me shqetësim për pasojat e mundshme sociale dhe politike që mund të vijojnë në ditët në vijim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.