KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSM sot proteston, do të bllokohen disa rrugë në Shkup

LSM sot proteston, do të bllokohen disa rrugë në Shkup

Për shkak të protestës së paralajmëruar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, sot do të mbyllen disa rrugë dhe bulevarde në Shkup.

“Sot në orën 12:05, do të mbahet një protestë e organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, duke filluar nga përpara ndërtesës së LSM-së në rrugën Mirce Acev, majtas përgjatë rrugës Filip 2, djathtas përgjatë rrugës 11-ti Tetori, drejt përgjatë rrugës Dimitrie Cupovski, djathtas përgjatë rrugës Vasil Glavinov, drejt përgjatë bulevardit OBRM-PDUKM, majtas përgjatë bulevardit Ilinden deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë në Shkup”, informoi policia.

Për këto arsye, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.