KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Më shumë se 200 grupe mjedisore kërkojnë “ndalimin e qendrave të reja të të dhënave në SHBA”

Më shumë se 200 grupe mjedisore kërkojnë “ndalimin e qendrave të reja të të dhënave në SHBA”

Mbi 230 organizata mjedisore në SHBA kërkojnë ndalimin e hapjes së qendrave të reja të të dhënave, duke paralajmëruar se rritja e pakontrolluar e industrisë së inteligjencës artificiale po nxit rritjen e faturave të energjisë dhe po përkeqëson krizën klimatike.

Në një letër drejtuar Kongresit, grupet si Greenpeace dhe Friends of the Earth theksojnë se këto qendra përdorin sasi të mëdha uji dhe energjie, duke shkaktuar shqetësime të thella për komunitetet lokale.

Sipas organizatave, dhjetëra projekte të reja, me vlerë mbi 64 miliardë dollarë, janë bllokuar për shkak të frikës nga rritja e kostove të energjisë.

Ekspertët paralajmërojnë se kërkesa për energji nga qendrat e të dhënave pritet të trefishohet në dekadën e ardhshme, duke shtuar peshë në faturat e konsumatorëve.

E organizatat mjedisore theksojnë se amerikanët ndihen të pambrojtur përballë shtrenjtimit të energjisë dhe nuk shohin përfitime të prekshme nga përdorimi i gjerë i AI. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.