KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Transferimi i Marcus Rashfordit i pasigurt, Barcelona po shqyrton opsione tjera

Transferimi i Marcus Rashfordit i pasigurt, Barcelona po shqyrton opsione tjera

Barcelona po shqyrton opsionet për afatin kalimtar të verës, ndërsa transferimi i mundshëm i përhershëm i Marcus Rashford nga Manchester United mbetet ende i pasigurt.

Sulmuesi anglez ka lënë përshtypje të mira gjatë huazimit këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 13 asistime në 38 paraqitje.

Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, por klubi po shqyrton edhe sulmues të tjerë krahu nëpër Evrope përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Edhe pse Rashford ka pasur ndikim pozitiv në “Camp Nou”, departamenti sportiv i klubit po vlerëson disa profile të ndryshme për t’u siguruar që çdo transferim të përputhet me planet taktike të trajnerit Hansi Flick dhe stafit teknik.

Rashford iu bashkua Barcelonës në formë huazimi për një sezon në vitin 2026 dhe paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime pozitive, por e ardhmja e tij në Kataluni do të varet përfundimisht nga strategjia e merkatos së verës e klubit.

Në rast që Barcelona vendos të mos e blejë përfundimisht Rashfordin, atëherë ylli anglez pritet t’i bashkohet PSG-së, të cilët shihen si opsioni më real.

Sa i përket Barcelonës ende nuk dihet se kë po e shqyrtojnë si opsion, si pasojë e gjendjes financiare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.