KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Nëna ime sot më shumë se kurrë ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk kandidoi për zgjedhjet parlamentare

“Nëna ime sot më shumë se kurrë ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk kandidoi për zgjedhjet parlamentare

Hysen Çekaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kandidoi këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Këtë e bëri të ditur vet Çekaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke treguar edhe arsyen.

Çekaj tha se përgjegjësia që ka për familjen e tij sidomos për nënën, bën që mos të jetë pjesë e kësaj liste zgjedhore.

“Siç e keni parë, kësaj radhe nuk do të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës. Vullnetin, energjinë dhe bindjen për fitoren tonë të përbashkët i kam të plota – ato nuk më kanë munguar kurrë. Por, përballë përgjegjësive që kam ndaj familjes sime, e sidomos ndaj nënës time, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për praninë dhe përkujdesjen time, me keqardhje ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e listës”.

Tutje ai tha se ky vendim nuk e ndalon angazhimin e tij.

“Përkundrazi – mbetem plotësisht aktiv në organizimin e mërgatës sonë të mrekullueshme dhe të përkushtuar. Përmes kësaj deklarate, dua t’i ftoj të gjithë bashkatdhetarët e mi në përkrahje të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ndryshimit të domosdoshëm që vendi ynë, Kosova jonë, ka aq shumë nevojë”, ka shkruar Çekaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.