KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Refuzohet ankesa e subjektit politik Alternativa lidhur me ndarjen e fondeve për subjektet politike

Refuzohet ankesa e subjektit politik Alternativa lidhur me ndarjen e fondeve për subjektet politike

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky subjekt politik ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme me të cilën konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për caktimin e lartësisë së mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për periudhën pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

“Subjekti politik Alternativa ka kundërshtuar faktin që nuk ishte përfshirë në ndarjen e këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme konstaton se PZAP ka vepruar drejtë, kur e ka hedhur poshtë ankesën si të palejuar, pasi sipas Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, PZAP ka kompetencë të shqyrtojë vetëm ankesat ndaj vendimeve të KQZ-së që janë të përcaktuara shprehimisht me këtë ligj. Vendimet e KQZ-së që kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike nuk përfshihen në kategoritë e vendimeve që mund të ankimohen në PZAP.

Gjykata Supreme, vlerëson se as Ligji për Financimin e Subjekteve Politike nuk parashikon të drejtën e ankesës ndaj vendimeve të KQZ-së për ndarjen e fondeve, përveç në rastet që lidhen me dispozitat ndëshkimore.

Edhe pse ankesa në PZAP nuk është e lejueshme për këtë kategori vendimesh, subjekti politik ka mundësi të kërkojë mbrojtje juridike përmes procedurave të tjera gjyqësore të parashikuara me ligj, përfshirë kontrollin gjyqësor të akteve përfundimtare të organeve publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.