Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit të njohur Gjesti, ka reaguar edhe ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu.
Ajo ka ndarë një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet se shumë njerëz po e gjykojnë shpejt situatën, duke theksuar se kur një person përballet për një kohë të gjatë me presion dhe padrejtësi, reagimet mund të jenë të papritura.
Në postimin e saj ajo shkruan:
Po shoh situatën me Gjestin dhe më habit sa shpejt disa njerëz bëhen gjykatës. Të gjithë e dimë çfarë periudhe ka kaluar.
Disa sjellje janë të gabuara, por kur një person mbledh presion dhe padrejtësi për kohë të gjatë, reagimi nuk është gjithmonë ai që pritet.
Lehtë është me folë nga jashtë, por më e vështirë është me kuptu çfarë e sjell një njeri deri në atë pikë. Nuk po arsyetoj askënd, por një gjë është e qartë: kur presioni rritet dhe kufizimet shtohen, situatat shpërthejnë.
Nganjëherë zgjedhja më e mençur është me qetësu situatën para se të bëhet më keq.
Me këtë reagim, Fetahu ka bërë thirrje për më shumë qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se situatat e tensionuara shpesh përkeqësohen kur presioni rritet. /Telegrafi/
Xheneta Fetahu/InstaStory