KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ky është automobili i ri elektrik amerikan

Ky është automobili i ri elektrik amerikan

Prodhuesi amerikan Rivian ka zbuluar SUV‑in e tij të ri elektrik R2, i cili planifikohet të shitet edhe në Evropë dhe do të konkurrojë modelet kryesore në segmentin SUV elektrik si BMW iX3 dhe Tesla Model Y.

Versioni i parë që shkon në prodhim është R2 Performance, me çmim fillestar prej 57 990 dollarë, një fuqi prej 656 kuaj/fuqi, drejtim në katër rrota dhe një autonomi prej rreth 530 kilometrash me një karikim të vetëm.

Me një gjatësi rreth 4,7 metrash, Rivian R2 futet në segmentin e SUV‑ve elektrikë të mesëm, ku rivalizon drejtpërdrejt me modele të njohura si BMW iX3 dhe Tesla Model Y — duke synuar të tërheqë blerësit që kërkojnë një alternativë amerikane dhe moderne në tregun evropian të automjeteve elektrike.

Rivian po planifikon edhe versione të tjera:

R2 Premium me një çmim më të ulët, rreth 53990 dollarë, me performancë të pakufizuar.

Modeli standard me motor pasmë dhe autonomi të rritur 555 km, i cili pritet të shfaqet në treg në vitin 2027.

Një version me bateri më të vogël dhe autonomi rreth 426 km, me çmim fillestar rreth 45 mijë dollarë, i cili mund të vijë në treg deri në fund të vitit 2027. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.