KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Konferenca e parë që nga nisja e luftës – Netanyahu zbulon synimet e sulmeve izraelito-amerikane në Iran

Konferenca e parë që nga nisja e luftës – Netanyahu zbulon synimet e sulmeve izraelito-amerikane në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se sulmet izraelite ndaj Iranit synojnë t’i japin fund përfundimisht projekteve të tij bërthamore.

Në konferencën e parë për shtyp që nga fillimi i luftës me Iranin, kryeministri i Izraelit tha se Irani nuk është më i njëjti pas gati dy javësh sulmesh pothuajse të pandërprera nga forcat izraelite dhe ato amerikane.

Izraeli synon të ndalojë Iranin nga zhvendosja e projekteve të tij bërthamore dhe balistike nën tokë, tha ai, ndërsa disa nga sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarë kryesorë bërthamorë iranianë, shkruan skynews.

Lideri izraelit përsëriti thirrjet që populli iranian të dalë në rrugë, ndërsa Izraeli synon të krijojë kushtet për ndryshim regjimi në vend.

Netanyahu gjithashtu tha se Hezbollah do të paguajë një çmim të rëndë për agresionin e vazhdueshëm kundër Izraelit.

Ai shtoi se ka folur “hapur” me presidentin amerikan, Donald Trump pothuajse çdo ditë që nga fillimi i konfliktit.

Ndryshe, sulmet kryesore të kësaj lufte filluan më 28 shkurt 2026. Atë ditë SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore dhe raketore kundër objektivave në Iran, duke goditur baza ushtarake dhe vende që lidhen me programin bërthamor iranian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.