KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen dy persona në Prishtinë për 27 vjedhje të rënda

Arrestohen dy persona në Prishtinë për 27 vjedhje të rënda

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një seri vjedhjesh të rënda në kryeqytet.

Sipas Policisë, të dyshuarit, A.D., 47 vjeç, dhe H.M., 48 vjeç, dyshohen për kryerjen e 27 veprave penale të tipit “vjedhje e rëndë”.

Hetimet intensive hetimore dhe operative kanë mundësuar sigurimin e provave materiale që lidhin të dyshuarit me rastet e dyshuara.

Gjatë kontrolleve në vendbanimet e të dyshuarve janë sekuestruar prova materiale që lidhen me veprat penale, ndërsa janë ndërmarrë edhe masa të tjera hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit për të ndriçuar plotësisht rastet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për nevoja të hetimit të mëtejshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.