KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Për herë të parë në QKUK konfirmohet shtatzëni pas procedurës IVF

Për herë të parë në QKUK konfirmohet shtatzëni pas procedurës IVF

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).

Përmes një postimi në rrjete sociale, Vitia e ka cilësuar këtë si një lajm shprese për shumë gra që presin të bëhen nëna.

“Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë”, ka shkruar Vitia.

Ai po ashtu ka falënderuar ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin në realizimin e këtij procesi.

“Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm”, ka shtuar ministri Vitia./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.