Një nga kombinimet më të thjeshta, por njëkohësisht shumë të dashura, janë llokumat e freskëta të shoqëruara me pekmez.
Një shije që na kujton kuzhinën tradicionale, por që mund të përgatitet çdo ditë, në çdo shtëpi.
E gjitha kulmon kur llokumat e ngrohta shërbehen me pekmezin Goldsaft, një produkt i njohur evropian meshije të thellë dhe aromë natyrale.
Çfarë e bën të veçantë Pekmezin Goldsaft
Pekmezi Goldsaft prodhohet nga lëngu natyral i panxharit të sheqerit, i cili përpunohet duke u trashur pa përdorimin e aditivëve kimikë.
Ky proces ruan shumë nga përbërësit ushqyes të panxharit, përfshirë minerale dhe vitamina të tretshme në ujë.
Pekmezi i prodhuar në Gjermani, Grafschafter Goldsaft, ka disa karakteristika që e bëjnë të veçantë:
- përbëhet nga 100% panxhar sheqeri natyral
- pa konservues dhe pa yndyrë
- vegan dhe pa gluten
- shije e pasur, e ngjashme me mjaltin por më e thellë në aromë
Pse është ideal gjatë Ramazanit?
Gjatë agjërimit, trupi ka nevojë për energji të shpejtë dhe të natyrshme. Pekmezi është përdorur prej kohësh si një burim energjie sepse përmban sheqerna natyrale dhe minerale. Sirupi i panxharit, përveç ëmbëlsisë, përmban edhe elemente si hekur dhe magnez, të cilat ndihmojnë organizmin pas një dite të gjatë pa ushqim.
Prandaj, kombinimi i llokumave të ngrohta me pekmez është një mënyrë shumë e mirë për të filluar iftarin.
Për një iftar pak më ndryshe:
- Përgatitni llokuma të freskëta të skuqura deri sa të marrin ngjyrë të artë
- Vendosini në një pjatë dhe shërbejini të ngrohta
- Në një enë të vogël shtoni pekmezin Goldsaft dhe përdoreni si shtojcë për llokumat
- Shija e brumit të freskët dhe krokant kombinohet në mënyrë perfekte me ëmbëlsinë e thellë të pekmezit,duke krijuar një ëmbëlsirë të thjeshtë por shumë të kënaqshme për mbrëmjet e Ramazanit