Porti i Durrësit ka mirëpritur në një vizitë treditore nëndetësen turke “TCG İNÖNÜ”, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të konsoliduara mes forcave detare të vendeve aleate.
Gjatë kësaj vizite, autoritetet portuale, në koordinim me Forcën Detare dhe Policinë Ushtarake, janë angazhuar për garantimin e masave organizative dhe kushteve të nevojshme për akomodimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e saj.
Sipas njoftimit të Portit të Durrësit, vizita e nëndetëses turke përfaqëson një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke reflektuar mundësitë për partneritet të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve detare dhe të sigurisë në rajon.