KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Festivali i Matematikës po organizohet për herë të katërt në Kosovë

Festivali i Matematikës po organizohet për herë të katërt në Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Matematikës është një festë mbarë botërore.

Ka kohë që 14 marsi shënohet si Dita e Numrit π (pi) në ShBA. Është zgjedhur pikërisht kjo datë sepse përkon me vlerën e përafërt (3.14) të numrit π, si dhe për shkak se në ShBA datat shkruhen duke filluar së pari nga muaji (3) e pastaj dita (14).

Në vitin 2019, UNESCO-ja e shpalli datën 14 mars si Ditë Ndërkombëtare të Matematikës. Për ta shënuar këtë ditë, tashmë në vendin tonë është viti i katërt me radhë që Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, me bashkorganizator shtëpinë botuese “Dukagjini” dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, po e organizojnë Festivalin e Matematikës.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të rritet hapësira publike ku diskutohen matematika,shkencat dhe arsimi në Kosovë. Përmes këtij festivali, synohet që të nxitet kreativiteti dhe, poashtu, të rritet motivimi te fëmijët për t’u marrë me shkenca natyrore.

Aktiviteti përfshin tri kategori pjesëmarrjeje:

– Vepra arti, vetëm për nxënësit e klasave 6-9 të shkollave të Prishtinës (maksimumi 6 nxënëspër shkollë).

– Video deri në 2 minuta me temën: “Sikur të isha mësimdhënës/e, ja si do ta shpjegoja matematikën…” – e hapur për të gjithë.

– Video deri në 3 minuta nga mësimdhënësit e matematikës, ku tregojnë pse e kanë zgjedhur profesionin e tyre – e hapur për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar.

Afati i fundit për aplikim është sot, data 11 mars, ndërsa të gjitha punimet dhe videot aplikuesedo të publikohen dhe shpërndahen në rrjetet sociale.

Adresa:https://www.facebook.com/DitaeMatematikes

Këto aktivitete duhet të konsiderohen si Festival i Matematikës dhe jo si Garë e Matematikës.

Pas përzgjedhjes dhe vlerësimit nga juria profesionale, veprat do të ekspozohen në hapësirat e shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Çmimet do të ndahen më 13 mars 2026, në orën 11:00, në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në një ceremoni që shënon Ditën e Matematikës në Kosovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.