KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mbi 19 mijë radiografi gjatë vitit të kaluar në Spitalin e Mitrovicës

Mbi 19 mijë radiografi gjatë vitit të kaluar në Spitalin e Mitrovicës

Në Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës gjatë vitit të kaluar janë kryer mbi 19 mijë radiografi native, duke e bërë këtë metodë një nga mjetet kryesore diagnostike për pacientët.

Sipas njoftimit të spitalit, rentgeni nativ vazhdon të jetë një nga metodat më të përdorura në diagnostikim, pasi u shërben pothuajse të gjitha profileve mjekësore për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, përmes kësaj metode diagnostike mundësohet një pasqyrë e shpejtë dhe e qartë, e cila orienton hapat e mëtutjeshëm drejt diagnostikimit dhe shërimit të pacientëve”, thuhet në njoftim.

Nga spitali bëhet e ditur se radiografia përdoret veçanërisht në raste urgjente, kur kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për pacientët në gjendje kritike, si dhe për monitorimin e pacientëve të shtrirë në repartet e spitalit.

Po ashtu, kjo metodë diagnostike përdoret edhe për rastet ambulantore, për kontrolle të rregullta dhe diagnostikime rutinë të pacientëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.