KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

BDI: Çmimet rriten, Qeveria pa asnjë iniciativë

BDI: Çmimet rriten, Qeveria pa asnjë iniciativë

Nga BDI thonë se standardi i familjeve në vend është duke u goditur çdo ditë nga rritja e çmimeve dhe nga mungesa e reagimit institucional.

Sipas tyre, në vend që të ndërmerren masa për të mbrojtur qytetarët, Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë, e udhëhequr nga përfaqësues të VLEN-it, po tregojnë mungesë të plotë interesi dhe kapaciteti për të përballuar këtë situatë.

“BDI paraqiti një propozim të qartë për rritjen e pagës minimale dhe rritjen lineare të pagave, si mënyra më e drejtë për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Ky propozim nuk u pranua. Si rezultat, mijëra familje sot përballen me çmime gjithnjë e më të larta, ndërsa të ardhurat e tyre mbeten të njëjta. Situata bëhet edhe më e rëndë në këtë periudhë kur familjet kanë shpenzime më të mëdha. Jemi në muajin e Ramazanit dhe përpara festave të Bajramit dhe Pashkëve, periudhë kur qytetarët kanë nevojë më shumë se kurrë për stabilitet të çmimeve dhe për mbështetje nga institucionet. Për fat të keq, Ministria e Ekonomisë sillet sikur kjo krizë nuk ekziston”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk qëndron vetëm në kritikë. Ne paraqesim masa konkrete që mund të zbatohen menjëherë për të lehtësuar barrën mbi familjet. Së pari, të vendosen çmime tavan për produktet bazë ushqimore ose të përcaktohen marzhe minimale për këto produkte, në mënyrë që të parandalohet abuzimi me çmimet. Së dyti, të rritet paga minimale për të paktën 3500 denarë duke filluar nga muaji mars, në vend të rritjes simbolike prej 1600 denarësh që parashihet aktualisht”.

“Së treti, të ulet përkohësisht TVSH-ja për produktet bazë ushqimore për një periudhë prej tre muajsh, për të ulur menjëherë çmimet në treg. Së katërti, të bëhet një rishikim i të dhënave doganore për importin e pemëve dhe perimeve, duke pasur parasysh se vendi është në masë të madhe i varur nga importi dhe se manipulimet në këtë sektor ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet për qytetarët. Së pesti, të rriten kontrollet nga inspektoratet përkatëse në treg për të parandaluar spekulimet dhe abuzimet me çmimet”, thonë nga BDI.

Gjithashtu nga BDI i bëjnë thirrje Komisionit Rregullator për Energjetikë që të shqyrtojë më shpesh çmimet e derivateve të naftës, të paktën dy herë në javë, duke marrë parasysh se në bursat ndërkombëtare tashmë ka rënie të konsiderueshme të çmimeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.