Pas një eksterieri jo të zakonshëm, Volkswagen ka zbuluar edhe brendësinë e SUV‑it të tij elektrik të ri.
Ky model, i quajtur ID. UNYX 08, është zhvilluar posaçërisht për tregun kinez dhe tregon një qasje shumë të ndryshme ndaj dizajnit dhe teknologjisë në krahasim me modelet tradicionale të Volkswagenit që njohim në Evropë. Prodhimi pritet të nisë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Kabina është projektuar sipas preferencave të konsumatorëve kinezë, të cilët kërkojnë sisteme digjitale të avancuara dhe ekrane të mëdhenj, jo shumë butona klasikë.
Konsola qendrore pothuajse nuk ka butona fizike – në vend të tyre ka dy ekrane 14.96 inç me rezolucion 2.4K.
Panorama e madhe prej 1.74 m² në çati mund të errësohet përmes komandës zanore ose prek ekranin.
Brendësia ka edhe dy baza pa tela për karikimin e telefonave, tavolina të palosshme për pasagjerët në ulëset e pasme, sistem audio me 20 altoparlantë dhe ulëset me rregullim elektrik.
Automobili përdor sistemin ADAS të nivelit L2++, mbështet azhornime pa tel (OTA) dhe ka një sistem inteligjent me avatar 3D. Sipas të dhënave, autonomia mund të tejkalojë 700 kilometra sipas ciklit kinez CLTC.
Modeli është mjaft i madh — rreth 5000 mm i gjatë me distancë ndërmjet boshtesh prej 3030 mm — dhe bagazhi mund të zgjerohet deri në 1845 litra kur ulëset e pasme palosen. /Telegrafi/