Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka bërë të ditur se katër zyrtarë të Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca janë certifikuar si specialistë të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke forcuar kapacitetet profesionale për mbrojtjen dhe mirëqenien në institucionet e kryeqytetit.
Sipas Ramës, certifikimi i zyrtarëve është realizuar nga HSK dhe synon avancimin e standardeve të sigurisë në institucionet komunale.
“Mëngjesin e nisa me katër zyrtarët e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Kompania HSK, duke forcuar kapacitetet profesionale për mbrojtjen dhe mirëqenien në institucionet e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.
Ai theksoi se siguria nuk lidhet vetëm me reagimin në raste emergjente, por edhe me përgatitjen dhe profesionalizmin e vazhdueshëm në punë.
“Siguria nuk është vetëm reagim në emergjencë, është përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta pune çdo ditë”, ka theksuar ai.
Kryetari i Prishtinës shtoi se kryeqyteti do të vazhdojë të investojë në zhvillimin profesional të zyrtarëve që kujdesen për sigurinë e qytetarëve.
“Kryeqyteti vazhdon të investojë në njerëzit që kujdesen për sigurinë e qytetarëve”, ka deklaruar Rama. /Telegrafi/