KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një mundësi për banim pranë qendrës: banesa në shitje në Tophane #14941

Një mundësi për banim pranë qendrës: banesa në shitje në Tophane #14941

Në një nga zonat më qendrore dhe të kërkuara të Prishtinës, në lagjen Tophane, ofrohen për shitje dy banesa me sipërfaqe të njëjtë prej 106.3m², të pajisura me fletë poseduese, të vendosura në Rrugën “Mark Isaku”, në një objekt të ndërtuar nga Eng Invest.

Objekti ku ndodhen banesat është ndër të paktët në këtë zonë që disponon dokumentacion të rregullt pronësor, ndërsa çmimi i publikuar i referohet vetëm njërës nga banesat.

Sa i përket organizimit të brendshëm, banesat janë të konceptuara për jetesë familjare dhe përfshijnë qëndrimin ditor me kuzhinë, tri dhoma gjumi – ku njëra prej tyre është master, banjo, tualet, lavanderi si dhe ballkon.

Ngrohja është e mundësuar përmes energjisë elektrike, ndërsa objekti është ndërtuar me materiale cilësore dhe standarde të larta ndërtimi. Ndër karakteristikat që e dallojnë ndërtesën janë dy ashensorë funksionalë, roleta elektrike dhe parket në hapësirat e brendshme.

Lagjja Tophane njihet si një nga zonat më të kërkuara për banim në kryeqytet, falë afërsisë me qendrën e qytetit dhe qasjes së shpejtë në institucionet komunale, bankare, arsimore dhe shëndetësore. Kjo e bën pronën një mundësi të përshtatshme si për jetesë familjare, ashtu edhe për investim afatgjatë.

Karakteristika dhe informata të pronës:

  • 3 dhoma gjumi
  • 2 banjo
  • 1 Tarracë
  • Dokumentacioni me Noter
  • Orientimi: Perëndim
  • Mobilimi: Pa mobilim
  • Sistemi i ngrohjes: KEDS
  • Ashensor
  • Vendparkim

Kontakti:

Agjenti: Yll Batusha

Emaili: yll.batusha@pro-rks.com

Numri i telefonit: +383 44 888 444

Kliko këtu për më shumë detaje:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.