KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Teherani paralajmëron: Bankat janë në shënjestër, qëndroni larg tyre

Teherani paralajmëron: Bankat janë në shënjestër, qëndroni larg tyre

Irani zotohet të shënjestrojë bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme.

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka deklaruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë objektiva në Lindjen e Mesme.

Një zëdhënës i këtij organi tha se kjo është përgjigje ndaj SHBA-së dhe Izraelit, të cilët sipas tij, kanë synuar një nga bankat e vendit.

“Me këtë akt të paligjshëm dhe jo konvencional në luftë, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të goditur qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon”, tha zëdhënësi dhe shtoi se “amerikanët duhet të presin një veprim të dhimbshëm dhe hakmarrës nga ana jonë”.

Ata paralajmëruan banorët e rajonit të qëndrojnë larg bankave brenda një rrezeje prej një kilometri, shkruan skynews.

Kjo vjen vetëm pak çaste pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, theksoi se regjimi po synon vetëm bazat nga të cilat lëshohen sulme ndaj territorit iranian.

Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se Irani ka zgjeruar listën e objektivave, duke përfshirë edhe asete amerikane dhe izraelite që nuk janë domosdoshmërisht ushtarake.

Në të njëjtën kohë, përshkallëzimi i konfliktit në rajon ka rritur shqetësimet se institucionet financiare mund të bëhen objektiva të sulmeve fizike ose kibernetike në kuadër të hakmarrjes.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit gjersa Teherani është kundërpërgjigjur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.