KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina planifikon park të ri prej rreth dy hektarësh në lagjen Kalabria

Prishtina planifikon park të ri prej rreth dy hektarësh në lagjen Kalabria

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në lagjen Kalabria do të ndërtohet së shpejti një park i ri me sipërfaqe rreth dy hektarë, i cili synon të shtojë hapësirat e gjelbra dhe mundësitë rekreative për banorët e kësaj zone.

Sipas Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve, projekti parashikon krijimin e një hapësire të re publike me gjelbërim të shtuar dhe infrastrukturë për aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat.

Në kuadër të projektit do të realizohet shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara dhe mbjellja e drunjve dekorativë, ndërtimi i këndeve të lojërave për fëmijë, si dhe krijimi i shtigjeve për ecje dhe rekreacion.

Po ashtu, në park janë paraparë edhe hapësira sociale për pushim dhe takime të komunitetit, si dhe zona të veçanta për gjelbërim dhe kopshte urbane.

Sipas komunës, ky park pritet të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për aktivitet fizik dhe socializim për banorët e lagjes, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe rritjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.

Nga Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve theksohet se projekte të tilla janë pjesë e angazhimit për ta bërë Prishtina një qytet më të gjelbër dhe më të jetueshëm për qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.